HomeAktualitetDebat

Hollanda ia mbyll sërish derën Shqipërisë: Do të kërkojmë ndarjen e Shkupit nga Tirana

Hollanda ia mbyll sërish derën Shqipërisë: Do të kërkojmë ndarjen e Shkupit nga Tirana

Pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 tetor në Luksembur, ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë, se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana.

Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hap negociatat në muajin Dhjetor.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat, sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok.

Më tej ministri jashtëm vazhdoi se: “Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër k.rimit të organizuar dhe korrupsionit.

Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër k.rimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë.

Jemi informuar per mosmarreveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat ne funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, shton ministri.

Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë është edhe ndryshimi i ligjit të mediave, duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia atje.