HomeAktualitetNostalgji

Homazh për Artistin e Popullit Skënder Sallaku (Video nga aktorët shqiptarë)

Homazh për Artistin e Popullit Skënder Sallaku (Video nga aktorët shqiptarë)

Skënder Sallaku 25 janar 1935 Tiranë – 11 shkurt 2014 Tiranë, një nga aktorët tanë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish.

Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.

Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

Filmat:

Oreksi i madh (1995)

Revolja e humbur (1995)

Gjuetia e fundit (1992)

Cirku në fshat (1977)

Kur hiqen maskat (1975)

Estrada në ekran (1968)