HomeAktualitetKryesore

Humb jetën nga Covid 19 Colin Powell, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare

Humb jetën nga Covid 19 Colin Powell, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell. Ai ka humbur betejën me virusin e rëndë në moshën 84-vjeçare.

Powell ka qenë sekretari i parë amerikan me ngjyrë dhe ka shërbyer në disa qeveri të republikanëve në SHBA.

Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpesh herë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane.

Familjarët kanë njoftuar se Powell ka ndërruar jetë nga komplikimet si pasojë e infektimit me Covid-19.