HomeAktualitetDebat

Humb jetën një person në vendin tonë: Dyshohet si i prekur nga gripi i derrit

Humb jetën një person në vendin tonë: Dyshohet si i prekur nga gripi i derrit

Një person ka humbur jetën ditën e sotme pasi ishte prekur nga virusi AH1N1, i njohur si gripi i derrit.

Ai është një 48-vjeçar nga Elbasani që kishte shkuar në Sanatoriumin e Tiranës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.

Viktima mësohet ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjenden e tij.

Ai ishte shtruar në spital që ditën e mërkurë, por nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, në Sanatorium janë edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë prekur nga gripi i derrit.