HomeKronike

Humb kontrollin e mjetit në gjendje të dehur dhe përplaset me derën e një biznesi, arrestohet analisti Roland Lami

Humb kontrollin e mjetit në gjendje të dehur dhe përplaset me derën e një biznesi, arrestohet analisti Roland Lami

Analisti Roland Lami është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka humburi kontrollin dhe është përplasur me derën e një biznesi.

Pas ngjarjes analisti është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, bën me dije Report TV.

Roland Lami, 48 vjeç, është i njohur në botën e medias, pasi është pedagog, profesor i shkencave politike dhe analistë, gjithashtu, ai ka botuar me dhjetëra artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo duke qenë se është analist shqupist ka qenë i mërzitur për situatën e Berishës dhe “jeta” mund ta ketë tepruar me gotën e rakisë.