HomeAktualitetSociale

Humbja e jetës së çiftit dje në Peshkopi një tra.gjedi e madhe! Kush do kujdeset për katër vajzat e tyre të mitura tashmë jetime?!

Humbja e jetës së çiftit dje në Peshkopi një tra.gjedi e madhe! Kush do kujdeset për katër vajzat e tyre të mitura tashmë jetime?!

Si pasojë e aksidentit të djeshëm në Peshkopi dy prindër të rinj në moshë, Gentian dhe Klodiana Karazajmi humbën jetën. Por tragjedia nuk mbaron këtu.

Gentiani 34-vjeçar dhe gruaja e tij Klodiana kanë lënë pas katër vajza të mitura, që do ta ndiejnë tërë jetën e tyre humbjen e prindërve.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se :

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”.