Alex Soros ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orban, pas 16 vitesh në pushtet, pësoi një humbje shokuese.
Orban ishte pozicionuar si një prej kundërshtarëve më të fortë të George Soros, madje duke nxjerrë jashtë Hungarisë, çdo fondacion apo projekt të financuar nga Fondacioni që financohet nga multimiliarderi.
“Populli i Hungarisë e ka rimarrë vendin e tij! Një refuzim i fuqishëm i korrupsionit të rrënjosur dhe ndërhyrjes së huaj. Rusët shkojnë në shtëpi! Hungarezët kthehen në shtëpi!”, shkruan Alex Soros në dy postime në “X”, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, dhe pranimit të humbjes nga Orban.

