HomeBlog

“Hyre me këmbën e majtë në politikën shqiptare, por…”! Juristi Romeo Kara i’a plas në ‘sy’ të vërtetën Albin Kurtit: Ndryshim në shqip nuk do të thotë riciklimi i Berishës e Metës!

“Hyre me këmbën e majtë në politikën shqiptare, por…”! Juristi Romeo Kara i’a plas në ‘sy’ të vërtetën Albin Kurtit: Ndryshim në shqip nuk do të thotë riciklimi i Berishës e Metës!

Albin Kurti ishte dje në Gjirokastër ku prezantoi kandidatin e pavarur të Vetëvendosjes për këtë qark, Kreshnik Merxhanin, për zgjedhjet e 25 prillit.

Pikërisht në një postim ku Kurti përshkruante kandidatin e tij për zonën e Gjirokastrës ka komentuar juristi Romeo Kara, i cili e vë përballë disa fakteve të rëndësishme.

“Hyre me kemben e majte në politiken shqiptare ketu.

Predikove me shume të drejte ndryshimin, por u bere pale me pjesen me pengmarrese te ndryshimit.

Ndryshim do të thote t’a nxjerresh vendimmarrjen politike nga duart e Berishes, Rames dhe Metës dhe jo të riciklosh Berishen dhe Meten.

Ndryshim nuk do te thote ai qe ti ke në koke, por ai qe duhet.

Ose nuk je i informuar, ose po kerkon ndryshim jashte parimeve, pra thjesht ndryshim kuajsh të nje karroce kriminale politike.”, shkruan juristi Romeo Kara.