HomeSport

Hysaj pranon humbjen, jep këshillën për Panuccin i cili vetëm një gjë bëri mirë…

Hysaj pranon humbjen, jep këshillën për Panuccin i cili vetëm një gjë bëri mirë…

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, foli në lidhje me humbjen kundër Skocisë me rezultatin 2-0. Ai dha një top mjaft të mirë për sulmuesin tjetër shkodran, Bekim Balaj. Ky i fundit nuk e ndali dot si duhet topin.

Nuk erdhëm për të barazuar në Skoci, synonim fitoren, por rezultati i tregon vetë të gjitha. Humbën rastet tona në momentet më të mira dhe mund të them se ishim të pafat, sidomos në pjesën e dytë. Po nuk shënove, e pëson.

Skocia nuk është Portugalia ose si të tjerat skuadra “big’ të Evropës, por në grupin tonë ata janë favoritë. Luajtën me top të gjatë dhe ishte shume e vështirë për ne të dilnim përpara. Në pjesën e dytë u ndëshkuam shumë shpejt dhe aty mori ndeshja mbrapsht.

Me 4 mbrojtës jemi më mirë, e kemi treguar shpeshherë. Por e vendos trajneri, dhe edhe nëse luajmë me 3-5-2, do të mundohemi të bëjmë mirë”,- u shpreh Hysaj.

.Por e vetmja gjë pozitive që bëri Christian Panucci ishte aktivizimi i mbrojtësit.Enea Mihaj nuk mund të luajë më për asnjë përfaqësuese tjetër përveç asaj shqiptare

20-vjeçari luajti 2 minuta. Nuk hyri për asgjë tjetër, por vetëm që të digjet. Me minutat me Shqipërinë ai nuk mund të luajë me asnjë kombëtare tjetër më, pasi luajti në ndeshje zyrtare.