HomeKronike

I arrestuari për vrasjen në ish-Bllok ka “alibi”: Po falesha, shikoni kamerat dhe videon!

I arrestuari për vrasjen në ish-Bllok ka “alibi”:  Po falesha, shikoni kamerat dhe videon!

Vrasja e pak javeve me pare ne zonen e ish Bllokut ne Tirane tronditi kryeqytetin dhe per pak kohe policia arrestoi autoret e dyshuar.

Por Ardian Serezi, njerit prej te arrestuarve për vrasjen e Memli Begallës ka alibi. Ai thotë se ishte në xhami duke u falur në kohën që ka ndodhur ngjarja.

Prokuroria mori pamjet e kamerave të xhamisë së Kombinatit.

Në to, Serezi shfaqet në xhami bashkë me një grup besimtarësh.
Prokuroria ka urdhëruar ekspertizën e pamjeve filmike, për t’u bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtën datë dhe orë.

Biznesmeni Begalla u ekzekutua në shkurt në zonën e ish Bllokut.