HomeNostalgji

I ati e pagëzoi Albano: Artisti italian rrëfen arsyen mallëngjyese: Babai i tij në Shqipëri si “Agushi” i Mato Grudës

I ati e pagëzoi Albano: Artisti italian rrëfen arsyen mallëngjyese: Babai i tij në Shqipëri si “Agushi” i Mato Grudës

Këngëtari italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me Shqipërinë.

Pak kohë më parë artisti italian ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u shpreh se emrin ia kishte vendosur babai i tij, i cili kishte pasur një lidhje të veçantë me Shqipërinë.

“Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?”, e pyeti njëri prej fëmijëve.

“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në ’40-ën. I tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”, u përgjigj artisti italian.

Ai gjithashtu ka treguar edhe përshtypjet e tij të para për Shqipërinë ku shprehet se:

“Ka qenë një përshtypje e mirë sepse kisha dëgjuar shumë fjalë nga babi im për Shqipërinë. Ai ka qenë në një periudhë tragjike këtu.

Më kërkoi që të vija këtu dhe zbulova bukurinë e këtij vendi. Dhe ashpërsinë e gjithë epokës që ka kaluar për shkak të zgjedhjeve politike.

Por është një vend që e lejon veten që të jetë i dashur dhe të japë dashuri. Jetoj përballë Shqipërisë, kur hip në tarracë bëj një të bërtitur dhe jehona e Shqipërisë kthehet mbrapsht“.