HomeKronike

I dënuari 38-vjeçar për vjedhje, vetëvaret në qelinë e burgut në Fier

I dënuari 38-vjeçar për vjedhje, vetëvaret në qelinë e burgut në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fierit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një 38 vjeçar ka varur veten.

 Ai ka qenë i dënuar me tre muaj heqje lirie nën akuzën e vjedhjes.

Para dy ditësh i dënuari ishte transferuar nga Vlora për në Burgun e Fierit.

Dyshimet e para janë që i dënuari të jetë varur me kanatiere.

Policia po heton në lidhje me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt aktit fatal. Deri tani identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga ana e Policisë.