HomeBlog

“I dhimbset lëkura e tij”, Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Ilir Metën pas përplasjes së Presidentit me ambasadoren Yuri Kim: Është kthyer në turpin e vetes së tij!

“I dhimbset lëkura e tij”, Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Ilir Metën pas përplasjes së Presidentit me ambasadoren Yuri Kim: Është kthyer në turpin e vetes së tij!

Ilir Meta shpërtheu keq mbrëmjen e djeshme pas mesazhit që i dërgoi ‘live’ në emision ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim për të ndalur sulmet dhe të mos përmend më sfurqet.

Pikërisht për këtë përplasje të Metës me Yuri Kim ka reaguar edhe juristi Romeo Kara.

“Delikuentit i dhimbset lekura e tij dhe pas deklaratave pseudopatriotike po luan rolin e viktimes.

I rrenuar teresisht, menderisht dhe moralisht, eshte kthyer në turpin e vetes se tij dhe institucionit qe po shpërdoron”, shkruan Romeo Kara.