HomeLifestyle

“I dua shumë rusët”! Aktorja e njohur italo-ruse shkakton zhurmë me deklaratën e saj të fundit

“I dua shumë rusët”!  Aktorja e njohur italo-ruse shkakton zhurmë me deklaratën e saj të fundit

Aktorja e njohur italiane, Ornella Muti, ka folur së fundmi për luftën në Ukrainë. Mirëpo kujtojmë që nga ana e nënës ajo është me origjinë ruse.

Ajo është pyetur se cili është mendimi i saj lidhur me këtë situatë dhe aktorja pati disa momente hezitimi.

“Unë jam gjysmë ruse dhe është një çështje që s’më përket mua. I dua shumë rusët dhe ata më duan mua dhe për këtë më vjen keq. Lufta është gjithmonë e gabuar”, tha Ornella.

Kur gazetarja e pyeti se kush është agresori dhe kush është viktima, aktorja vetëm tundi kokën pa dhënë asnjë përgjigje.

Deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik italian, që as vet nuk e dinë se me kë janë, duke parë krizën e thellë ekonomike që po kalon Europa. Natyrisht që italianët si shqiptarët mërziten më shumë për hallet e të tjerve se sa hallet e tyre. /Ekskluzive/al