HomeAktualitetDebat

“I fundit i Mohikanëve”, deputeti shqiptar çudit Parlamentin me modelin e ri të flokëve

“I fundit i Mohikanëve”, deputeti shqiptar çudit Parlamentin me modelin e ri të flokëve

Deputeti opozitar i listave bashiste Selami Jenisheri ka vendosur të ndryshojë look. Ditën e sotme ai është shfaqur në seancë plenare me flokët të lyera dhe qethura në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes.

Në momentin e marrjes së mandatit rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional.

Por mesa duket fama nën kostumin e deputetit e ka bërë atë të mendojë për një look të ri për të tërhequr vëmendje, edhe pse tashmë i ka kaluar të 80-at.