HomeLifestyle

“I kam dalë makinës para që të më shtypte”! Këngëtarja Anxhela Peristeri shokon me rrëfimin e saj

“I kam dalë makinës para që të më shtypte”! Këngëtarja Anxhela Peristeri shokon me rrëfimin e saj

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri tregoi disa detaje më shumë për pjesëmarrjen e saj në Eurovision gjithashtu edhe për videoklipin e këngës “Karma” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë Festival.

Mirëpo, si të gjithë të ftuarit e tjerë dhe Anxhela nuk kishte si ti shpëtonte lojës “5 Sekonda” në të cilën zbuluam një Anxhela të cilën nuk e njihnim më parë.

Një nga pyetjet e gazetarit për këngëtaren ishte:
Tre çmenduritë më të mëdha që ke bërë?

“Kam hyrë në det në temperatura shumë të ulëta

Jam hedhur nga kati i dytë kur kam qenë e vogël

I kam dalë makinës para që të më shtypte“- përgjigjet Anxhela.