HomeAktualitetKryesore

“I ndalohet hyrja në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij”, mesazhi i fortë i Edi Ramës: Shkoni pyesni Sali Berishën

“I ndalohet hyrja në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij”, mesazhi i fortë i Edi Ramës: Shkoni pyesni Sali Berishën

Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, ditën e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës. Kryeministri Rama gjatë fjalimit tha se kush prek zgjedhjet i ndalohet hyrja në SHBA.

Gjithashtu ftoi qytetarët që për këtë gjë të pyesnin Sali Berishën.

Rama tha:

“Nuk duam të shohim asnjë pas hekurave për hesap të një plaku të marrë, prandaj do u dalim borxhit.

Do u themi sa keq mund të përfitojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur lirinë në SHBA dhe bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun, po ashtu edhe të hyrjes në BE”.