HomeAktualitet

I ngritur me para gjaku dhe të vrarësh, televizioni i Berishës sulmon një tjetër TV se ku i gjen paratë që paguan gazetarët

I ngritur me para gjaku dhe të vrarësh, televizioni i Berishës sulmon një tjetër TV se ku i gjen paratë që paguan gazetarët

Nuk dihet përse, por prej disa javësh Sali Berisha i është vënë me “bukë në trastë” televizionit ABC News, që kur ai u ble nga një biznesmen i fuqishëm në Kosovë.

Fillimisht ishte vetë Sali Berisha, që kërcënoi publikisht pronarin e ri të televizionit, që të mos ishte luajal me Ramën, ndryshe do të kishte pasoja serioze.

Më pas lëshoi mediat e tij.

Së fundmi, televizioni dhe portali i Berishës, të ngritur me para korrupsioni dhe të vrarësh, kanë sulmuar ABC se ku i gjen paratë për të marrë gazetarët.

“Pse i duhet Edi Ramës edhe një TV tjetër, kur i ka të gjitha mediat?

Kush janë oligarkët që paguajnë te TV e Fugës për një TV që nuk ekziston në tregun e audiencës?

Sa është pagesa e oligarkëve për TV-në e Ramës?

A ka TV tjetër në botë që ka reklama, por nuk ka program e audiencë?

A ka TV tjetër në botë që rekrutimet i bën stafi i kryeministrit?

A ka TV tjetër në botë që për drejtor mban një gazetar, që programin e vet e ka në një TV tjetër?

Së fundi, një këshillë për Ramën: Sado që i bie tavolinës në zyrën tënde, dhe në zyra oligarkësh duke bërtitur ‘dua Syrin tim’, atë nuk do ta kesh kurrë, pasi suksesi i “Syrit” të vërtetë është tek denoncimi i qeverisjes suaj kriminale dhe jo tek paratë me detyrim që ju merrni oligarkëve për TV tuaj”, shkruan portali i Berishës.

Dhe bëjnë mirë që kërkojnë llogari në fakt, përderisa shteti toleroi ngritjen e një portali dhe televizioni të ngritur me para korrupsioni dhe gjaku.

Madje vetë Rama iu shkoi për intervistë, si për t’i legjitimuar.