HomeAktualitet

I përfshirë jo vetëm Sali Berisha! Mediat serbe zbulojnë emrat e tre ushtarët e tij nga Tropoja që po organizojnë protestë kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë

I përfshirë jo vetëm Sali Berisha! Mediat serbe zbulojnë emrat e tre ushtarët e tij nga Tropoja që po organizojnë protestë kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë

Mediat serbe kanë komentuar vizitën e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri. Ata kanë thënë se “ekstremistët shqiptarë” me ndihmën e tre ushtarëve të përhershëm shqiptarë të Sali Berishës janë duke përgatitur një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili me 20 dhe 21 dhjetor do të qëndrojë në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Sipas burimeve të Novost, thuhet se organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike (PD), Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, ish truprojat e Sali Berishës.

“Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë”, pretendohet se ka thënë një burim i këtij mediumi serb.

Lushaj dhe Dollapi thuhet se kanë udhëtuar për në Kosovë për të organizuar ardhjen e “ekstremistëve” në Tiranë.

Gjithashtu thuhet se protestën e ka përkrahur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.