HomeAktualitetDebat

I përfshirë në aferën e inceneratorëve? Gert Bogdani flet për foton me Mirel Mërtirin në Zimbabve: Nuk kam lidhje me asnjë cent

I përfshirë në aferën e inceneratorëve? Gert Bogdani flet për foton me Mirel Mërtirin në Zimbabve: Nuk kam lidhje me asnjë cent

Kandidat për primaret e Tiranës, Gert Bogdani është pyetur në studion e “Opinion” lidhur me foton e tij në Zimbabve me një nga pronarët e inceneratorëve dhe pikërisht me Mirel Mërtirin. Ai sqaroi se fotoja është kryer në vitin 2019 dhe ka qenë pjesë e punës së tij pas parlamentit.

“Kjo është pjesë e punës që kam bërë pas parlamentit, pjesë e vizitave për shkëmbime ekonomike në biznese të vendeve të ndryshme, jo vetëm në atë vend , por dhe në vende të tjera”, tha Bogdani.

Ai siguroi se nuk ka përfituar asnjë cent nga kjo veprimtari.

“Në mënyrë absolute dhe keni dokumentat e komisionit hetimor, Gert Bogdani nuk ka asnjë lidhje interesi ekonomik, asnjë cent. Kanë dalë listë pagesat me hakerime, pa hakerime, emrin Gert Bogdani nuk e gjeni në asnjë vend”, tha Bogdani.