HomeAktualitetKryesore

“I riu Lulzim” me flokë të lyer! Fotografi italian nxjerr “sekretin” në lidhje me pamjen e Bashës (Foto)

“I riu Lulzim” me flokë të lyer! Fotografi italian nxjerr “sekretin” në lidhje me pamjen e Bashës (Foto)

Kreu i PD Lulzim Basha duket përherë i ri kur shfaqet para publikut, edhe pse ka shumë vite në politikë dhe ka mbajtur poste të rëndësishme si ministër apo kryetar bashkie.

Në fakt, Basha është një personazh i cili kujdeset gjithmonë për pamjen e tij.

‘Sekreti’ është lyerja e flokëve vazhdimisht me bojë të zezë.

Mbulimi i thinjave dhe lyerja e flokëve e bëjnë të duken Bashën më i ri.

Sot fotografi italian Francesco Acone ka shkrepur një foto të kryedemokratit para kryeministrisë ku duken qartë flokët e zinj.

‘Il giovane Lulzim (i riu Lulzim)’, shkruan fotografi italian i cili dikur ka punuar edhe për fushatën e Bashës si fotograf.