HomeAktualitetKronike

I shumëkërkuari nga Elbasani, me Ferrari e pushime luksoze (Foto)

I shumëkërkuari nga Elbasani, me Ferrari e pushime luksoze (Foto)

Elton alias Kastriot Kila, 37-vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.

“Në vijim të zbatimit të planit të masave për Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Konkretisht u ndalua  Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’ Elbasan”, deklaroi Policia e Elbasanit.

Në Itali, sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.