HomeAktualitet

I siguronte vota kundrejt pagesës, Luan Rama kërkon ndëshkimin e turkut që pozonte në takimet e LSI

I siguronte vota kundrejt pagesës, Luan Rama kërkon ndëshkimin e turkut që pozonte në takimet e LSI

Kandidati i LSI në Vlorë, Luan Rama, reagon pas akuzave se është fotografuar me turkun, Abdulgafur Balikçi., 23 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit nisi procedimi penal, pasi i kishte dhënë lekë një personi tjetër që të siguronte vota për zgjedhjet e 25 prillit.

Luan Rama kërkon nga Prokuroria zbardhjen e të vërtetës, ndërsa thekson se “Manipulimi mediatik i një lajmi të shitur qëllimisht nga segmente kriminale brenda strukturave të Policisë së Shtetit në Vlorë për shitje e blerje votuesish në emër të LSI-së nga ana e qytetarit Abdulgafur Balikçi, është vetëm përpjekja e rradhës që synon të trembë e frikësojë votuesit”.

Reagimi i Luan Ramës:

25 prilli – dita e madhe e fitores:

PROKURORIA TË ZBARDHË TË VËRTETËN DHE TË ZBATOJË LIGJIN

Asnjë makinacion, asnjë përpjekje për të provokuar apo për të shantazhuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, nuk mund t’i shpëtojë banditët e rilindjes nga humbja e 25 prillit.

Manipulimi mediatik i një lajmi të shitur qëllimisht nga segmente kriminale brenda strukturave të Policisë së Shtetit në Vlorë për shitje e blerje votuesish në emër të LSI-së nga ana e qytetarit Abdulgafur Balikçi, është vetëm përpjekja e rradhës që synon të trembë e frikësojë votuesit.

Abdulgafur Balikçi apo Gafuri siç e njohin në Vlorë është shtetas shqiptar, është qytetar shqiptar me origjinë turke që jeton dhe punon ndershmërisht me profesionin e tij si mjek stomatolog, i angazhuar me shumë pasion në rradhët e LSI-së pasi braktisi sektin e rilindjes, e mu për këtë arsye është vënë në qendër të këtij skenari përbaltjeje dhe manipulimi.

Organet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën me korrekstësi.

Duke qenë besimplotë se prokuroria do ta zbardhë të vërtetën, besoj se do të marrë në përgjegjësi penale edhe oficerët e policisë që kanë ushqyer portalet me lajme të rreme e politikisht të paragjykuara, duke dëshmuar se militantët e rilindjes në rradhët e policisë së shtetit janë një segment kriminal i saj.

Nëse mjeku Abdulgafur Balikçi apo çdo qytetar tjetër është i implikuar në shkelje të ligjit, le të ndëshkohet sipas ligjit, por këtë nuk mund t’a bëjë policia duke shitur lajme të pa konfirmuara nga organi i akuzës dhe të pa vlerësuara nga gjykata.