HomeBotaSport

I thyen nofullën taksistit pasi “rrëshket” ish-futbollistit të Juventus

I thyen nofullën taksistit pasi “rrëshket” ish-futbollistit të Juventus

Ish-futbollisti i Juventus dhe Arsenal, i cili tashmë luan për skuadrën e Rosenborg, Niklas Bendtner, është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm.

Pasi kishte kaluar natën jashtë, danezi përdori një taksi për tu kthyer në shtëpi, shkruajnë mediat britanike.

Por pas një mosmarrëveshje me taksistin, Bendtner e ka qëlluar atë me grusht, duke i thyer nofullën.

Pas ngjarjes taksisti e ka denoncuar rastin në polici dhe më pas kjo e fundit i ka vënë prangat sulmuesit danez.