HomeAktualitetKryesore

I ulur këmbëkryq, kryeministri Rama jep intervistën e veçantë dhe e thotë troç çfarë mendon për PD: Si ajo pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë

I ulur këmbëkryq, kryeministri Rama jep intervistën e veçantë dhe e thotë troç çfarë mendon për PD: Si ajo pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish planin ekonomik të PD që u prezantua pak ditë më parë. Në një intervistë nga Nivica e Tepelenës, Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me një nga pikat e këtij programi, që ishte 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë plan si një menu me pjata imagjinare.

“Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër.

Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mur”. Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë.”, tha Rama, teksa shfaqet këmbëkryq e ulur përtokë mes bukurive të Nivicës.