HomeAktualitetDebat

I vrau por “s’i njihte”! Gazetari Doçi: Vendimi skandaloz i gjykatës për Ndrea Prendin, 9 nga 11 gjyqtarët u shkarkuan nga vettingu, 2 në pritje

I vrau por “s’i njihte”! Gazetari Doçi: Vendimi skandaloz i gjykatës për Ndrea Prendin, 9 nga 11 gjyqtarët u shkarkuan nga vettingu, 2 në pritje

Vendimi i Gjykatës për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish- oficerit të gardës, Agim Llupo për vrasjet e 21 janarit, është skandaloz sipas gazetarit Adriatik Doçi. Në “Repolitix” në Report Tv ai thotë se sipas vendimit vrasjet janë bërë nga pakujdesia me arsyetimin se nuk i njihte viktimat.

“Gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. U skandalizuan ndërkombëtarët, SHBA.

Gjykata e apelit vendosi ti shpallë të fajshëm por vrasjet i kualifikoi si vrasje nga pakujdesia. Është një nga vendimet më qesharake që është marrë në rruzullin tokësor.

Ndrea Prendi ka qëlluar drejt protestuesve por nuk i njihte. Ky është një nga arsyetimet më dramatike. Është kriminal poshtërues. Një pjesë të këtyre gjyqtarëve u janë sekuestruar pasuritë një pjesë tjetër vazhdojnë ta gëzojnë pasurinë”.

Madje Doçi tha se nga 11 gjyqtarët nëpër të cilët ka kaluar vendimi, vetëm 2 prej tyre janë ende në sistem ndërsa 9 të tjerët janë shkarkuar gjatë procesit të vettingut pasi u janë gjetur pasuri të paligjshme dhe lidhje me baronë të krimit të organizuar.

“Hetimet janë bërë nga disa prokurorë dhe vendimi është marrë nga 11 gjyqtarë, 3 të shkallës së parë 3 të apelit dhe 5 të Gjykatës së Lartë, vetëm 2 prej tyre janë në sistem. Asnjë prej tyre nuk e ka kaluar vettingun. 9 janë shkarkuar me vendim të formës së prerë për pasuri të paligjshme dhe për lidhje me baronë të krimit të organizuar. Kanë mbetur në sistem vetëm 2 gjyqtarë të shkallës së parë, të cilët ende nuk kanë kaluar në sitën e vettingut”