HomeAktualitetKronike

I zunë pritë kryeministrit Rama dje në Fier: Policia i’u bën “vizitë” nëpër shtëpia protestuesve të PD

I zunë pritë kryeministrit Rama dje në Fier: Policia i’u bën “vizitë” nëpër shtëpia protestuesve të PD

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme mbajti një takim me gratë e Fierit, por paralelisht u prit edhe me protesta.

Protestuesit të shoqëruar nga kreu i PD-së Fierit, Luan Baçi u përplasën me policinë dhe tentuan të ndalojnë Ramën të mbajë takimin.

Mbrëmjen e djeshme Baçi denoncoi se policia ka bërë kontrolle gjatë natës në shtëpitë e disa prej protestuesve, ndërkohë që ka shoqëruar disa prej tyre.

Ditën e sotme policia ka konfirmuar se ka shoqëruar disa persona në Fier, Patos dhe Roskovec për prishje të qetsisë publike, protestë të pa leje dhe ndotje ambienti