HomeAktualitetDebat

Idiotësija e deputetes së PD-së: Propozon zyrtarisht “mbretin” figurativ për President

Idiotësija e deputetes së PD-së:  Propozon zyrtarisht “mbretin” figurativ për President

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratke që po zhvillohet në selinë blu deputetët demokratë kanë propozuar emrat e tyre për presidentin e ri të vendit.

Janë dhjetë emra të propozuar për të pasuar Ilir Metën në Presidencë.

Së fundmi, deputetja demokrate e Matit Dhurata Çupi, ka propozuar si emër për kreun e ri të shtetit, Princin Leka Zogu.

Ky i fundit edhe pse është lakuar prej disa kohësh si një kandidaturë e mundshme për të marrë detyrën e presidentit, deri më tani nuk e ka kundërshtuar publikisht një ambicje të tillë.

Ligjvënësja Çupi e sheh këtë alternativë si një zgjidhje e çështjes së kreut të shtetit duke pranuar një figurë të balancuar.