HomeAktualitetKryesore

Ikni nga lagjet, afat deri në 30 dhjetor! Braçe i’u shpall “luftë” lojrave të fatit dhe atyre që i mbrojnë

Ikni nga lagjet, afat deri në 30 dhjetor! Braçe i’u shpall “luftë” lojrave të fatit dhe atyre që i mbrojnë

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, u zhvillua pa praninë e opozitës. Ashtu siç pritej, demokratët bojkotuan seancën e sotme, duke ia lenë “stafetën” e diskutimeve, socialistëve. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e mbylljes së pikave të lojërave të fatit.

Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojrave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë.

Debatet e plota: 

Braçe: KLSH ka llogaritur një dëm ekonomik kolosal në sektorin e lojrave të fatit. Ne u informuam këtu se ky dëm i llogaritur i referohet aksionit të pak viteve më parë dhe faktit që sekuestrimi i çdo makine duhet të ishte shoqruar me gjobën respektive. KLSH ka referuar se dëmi arrin në 500 milionë dollarë.

Ahmetaj: E mirë tani…

Braçe: Më falni, e gjitha kjo u amplifikua si vjedhje si grabitje, pavarësisht se ato makina u sekuestruan. Ajo që më shqetëson mua është që duhet t’i japim një zgjidhje përfundimtare, njësimit.

Ahmetaj: Është dënimi maksimal, ça do tani? Edhe gjobë dhe konfiskim.

Braçe: Ju flisni si ministër, por unë flas nga pikëpamja politike. Ça thatë më parë “Kur të bëheni deputet”.

Ahmetaj: Po mirë mo, kam qenë edhe deputet s’është ajo logjika?

Braçe:  E kam shumë të vështirë të dëgjoj akuza të rreme nga kjo ana që mungon. Në fund të këtij viti përfundon afati për mbylljen e lojrave të fatit.

Ahmetaj: Nuk shtyhet…

Braçe: Po mirë mo, jam i lumtur që keni për këtë vullnet, por duhen marrë masat që ky aksion të mbyllet në dhjetor 2018, që në 1 janar 2019, lojrat e fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati, e të shkojnë aty ku e kanë vendin.

Ahmetaj: Po mo po, kryetar.