HomeAktualitetKronike

ILD nis hetimin disiplinor për Enkeleda Kapedani që kërcen në zyrë dhe makinë, reagon kryegjyqtarja: S’kam Tik Tok

ILD nis hetimin disiplinor për Enkeleda Kapedani që kërcen në zyrë dhe makinë, reagon kryegjyqtarja: S’kam Tik Tok

Videot me sjellje skandaloze, të publikuara së fundmi në rrjetet sociale të kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, do të jenë objekt hetimi nga ana e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E. K, kryetare e Gjykatës Elbasan.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

Enkeleda Kapedani ka reaguar pasi ILD nisi hetim ndaj saj pasi kishte publikuar disa video në TiKTok duke sfiluar në ambientet e gjykatës.

Në një reagim për medie Kapedani thotë se ajo nuk ka Tik- To. Sipas saj këto janë skena për të përbaltur figurën e saj, duke shtuar se shpërndarja e videove është bërë qëllimisht.