HomeAktualitetDebat

Ilir Meta flet përçart, ja gafa që bëri në daljen live

Ilir Meta flet përçart, ja gafa që bëri në daljen live

Problemet me drejtësinë e kanë bërë Ilir Metën që të humbasë sensin e kohës dhe të flasë përçart në mbledhjet live.

Gjatë një aktiviteti të PL-së, që mbajti pasditen e kësaj të mërkure, Meta është bërë lëmsh me datat, teksa njoftoi mbajtjen e një konference, e cila ka synin thirrjen e konventës në shtator.

“Është kënaqësi të takohemi me të gjithë ju, bashkë me zëvendës presidenten Erisa Xhixho, për konferencën e organizimit të Konventës së Tiranës, konferencë që do të mbahet në 26 qershor në orën 19.00, tek Akademia e Arteve”, u shpreh ai.

Por në fund të fjalimit, kreu i PL-së deklaroi se konferenca do të mbahet më 26 shkurt.

“Meqë folëm për Tiranën, jemi këtu pikërisht për të fuqizuar Partinë e Lirisë në kryeqytet, për organizimin e kësaj konference që do të përgatisë konventën së shpejti në fund të shtatorit të PL-së për Tiranën. Pra më 26 shkurt, në orën 19:00 në Akademinë e Arteve”, shtoi ai.