HomeAktualitetDebat

Ilir Meta i ‘kokëpalarëve’: Vërshimi i popullit të lirë do të kthehet në ortek dhe do të ketë vetëm një fund…

Ilir Meta i ‘kokëpalarëve’: Vërshimi i popullit të lirë do të kthehet në ortek dhe do të ketë vetëm një fund…

Ilir Meta ka vijuar ‘show’-n në Facebok pas parfundimit të protestës në Tiranë. Ai shprehet se ndihet shumë i frymëzuar ngaqë populli është çuar vetë. Sipas tij, sovrani do të triumfojë shumë shpejt.

“Dëgjoni zërin e popullit të lirë! Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile. Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë” – shkruan Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.

Kujtojmë se protesta e sotme në fakt u thirr nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, pagëzim ky i koalicionit Berisha-Meta.

Dyshja në fjalë ishin personat që qeverisnin vendin kur katër qytetarë me duar në xhepa u vranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nga armët e Gardës së Republikës. Në atë kohë, Meta që bashkëqeveriste me Berishën i quajti protestuesit dhe viktimat ‘kokëpalarë’. Ndërsa sot që është në opozitë i sheh si ‘popull i lirë’.