HomeAktualitetKronike

“Ilir Meta ka paguar të më vrasë!”, Prokuroria kërkon shoqërimin e deputetit Tom Doshi

“Ilir Meta ka paguar të më vrasë!”, Prokuroria kërkon shoqërimin e deputetit Tom Doshi

Në kuadër të çështjes gjyqësore për të cilën deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami po gjykohen për dëshmi të rremë, sot është shtyrë seanca e parë ndaj tyre.

Çështja në fjalë ka të bëjë me pretendimet e Tom Doshit se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin. Sipas Doshit Meta kishte pajtuar Durim Bamin që të vriste atë dhe ish-deputetoin demokrat Mhill Fufi. Doshi dhe Bami po gjykohen për dëshmi të rreme, por ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndja tyre.

Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin. Por gjykata e ka rrëzuar në kërkesë të tillë. Avokati mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.

I pyetur nga gazetarët sot jashtë parlamentit, pas punimeve të Kuvendit, lidhur me paraqitjen e tij në gjykatë ai u shpreh: “Janë mbyllur hetimet, nuk keni informacionin e duhur, kjo është e keqja”.