HomeAktualitetDebat

Ilir Meta nuk heq dorë së shpifuri, jep “alarmin”: Jam i shqetësuar thellë për situatën e pandemisë, qeveria të bëjë maksimumin

Ilir Meta nuk heq dorë së shpifuri, jep “alarmin”: Jam i shqetësuar thellë për situatën e pandemisë, qeveria të bëjë maksimumin

Ilir Meta thotë se është thellësisht i shqetësuar për situatën e pandemisë në vend.

Përmes një reagimi në Facebook, Ilir Meta thotë se kërkohet një organizim më i fortë pasi sipas tij në spitale ka fluks pacientësh.

Kujtojmë se vetë kreu i shtetit dhe e shoqja nuk kanë as një muaj që vendosën të mbajnë maskë, duke bërë edhe karshillëk publikisht në tubime dhe festa.

Por ja çfarë shkruan sot ai:

Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19.
Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor.

Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari.