HomeAktualitetDebat

Ilir Meta paraqitet në SPAK! Flet përçartë: Po shkoj te Dum-Dumani, s’guxon t’ia përmendë emrin Ramës! Kur të dal i’u tregoj

Ilir Meta paraqitet në SPAK! Flet përçartë:  Po shkoj te Dum-Dumani, s’guxon t’ia përmendë emrin Ramës! Kur të dal i’u tregoj

Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Meta ka deklaruar me ironi para gazetarëve se po shkon të takojë kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai tha se Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal. Meta u tha gazetarëve se kur të dalë do të tregojë se për çfarë është thirrur.

“Po shkoj te Dum-Dumani. A e njihni kush është Dum-Dumani? Dum Dumani është ai që s’guxon të hapë çështjen McGonigal. Dum-dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës.

Kur të dal do ju tregoj”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.