HomeAktualitetDebat

Ilir Meta xhindoset për delet këtë herë: Takova xhaxhi Ibrahimin. Kishte 30 kokë, por s’i bënin letrat!

Ilir Meta xhindoset për delet këtë herë: Takova xhaxhi Ibrahimin. Kishte 30 kokë, por s’i bënin letrat!

Kryetari i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për media, mes të tjerash ka rrëfyer një bisedë me një fshatar nga Kruja, i cili i kishte treguar se nuk i bënin dot letrat për të marrë ndihmë nga shteti.

“Takova një xhaxha Ibrahimin në Malësinë e Krujës.

Ndalova se më pëlqyen ato delet.

E pyeta sa krerë ke? Kishte nja 85. Sa merr nga shteti, e pyeta?

Unë nuk marr dot se nuk kap 100, por edhe ta kesh, ata t’i bëjnë letrat dhe nuk marrin dot, tregoi ai.

Ai xhaxhai të jetë i sigurt që do të marrë të paktën 5 mijë euro çdo vit, për çdo litër qumësht, kec të lindur apo të therur, apo shumë aspekte të tjera”, tha Meta.