Në prezantimin e raportit të PS në mbledhjen e grupit socialit për sa i përket kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Balluku, Ulsi Manja u shpreh se nuk mund të arrestohet një deputet, pa miratimin dhe dhënien e lejes nga Kuvendi, ndërsa shtoi se kërkesa është bërë me natyrë politike
PS jep vendimin përfundimtar për Ballukun: Nuk është më ministre por …
Më tej Manaj u shpreh se Balluku nuk pati pretendime për një kërkesë të motivuar politikisht, por Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD. Kallëzimi i dytë është bërë nga Gazment Bardhi. Në 2025, procedimet janë bashkuar në një të vetme që mban një numër unik procedimi në bazë të të cilës po zhvillohen hetimet.

