HomeNostalgji

In memories! Na ke ba me qesh Paulin e jemi rritë me humorin tend pothuajse gjithë shqiptarët

In memories! Na ke ba me qesh Paulin e jemi rritë me humorin tend pothuajse gjithë shqiptarët

Nga Dom Gjergj Meta

RIP Paulin Preka!

Per mua qe te kam njohur personalisht, ne vitet e mia te studimit ne Bari, e ti ishe emigrant ne Puglia, mbetesh i paharrueshem. Atehere kur isha krejt i ri e pa njerez te aferm ne Puglia, ti bashke me Kristinen, bashkëshorten tende, e me miq të tjerë, erdhet si te ishit prinderit e mi e une vija te shtepia juaj.

Na ke ba me qesh Paulin e jemi rritë me humorin tend. Jo vetem une, por nje pjese e mire e shqiptareve. Humori ta zgjat jeten thone e ti ke kontribu edhe ne kete gjë me nje aradhe te madhe aktoresh humori.
Shqiperia nuk e ka luksin me i ike edhe artistet e me i vdeke jashte atdheut, por kjo ka ndodhe.

Pusho ne paqe artist i madh!

Do t’i mungosh spektatorit tend!

P.S. Foto e shkrepur në Molfetta (Ba – Itali) ne vitin 1998 në oborrin e Seminarit Krahinor të Puglias ku studjoja para se të shugurohesha meshtar.