“Air Albania Stadium” ka hapur sot dyert për të pritur për herë të parë sportdashësit shqiptar.
FSHF- ja kishte vendosur që para ndeshjes zyrtare me Francën që do të zhvillohet më datë 17 nëntor, të kryente një ndeshje testuese e cila u bë mbrëmjen e sotme mes skuadrave të femrave Vllaznisë dhe Apolonisë.
Takimi mes dy ekipeve të femrave nisi në një mënyrë emocionuese ku u ezekutua himni i një prej kompeticioneve më të bukur në Europë, “UEFA Champions League” duke e bërë edhe më të bukur atmosferën në këtë impant.
Testi u kalua me sukses dhe tashmë gjithçka është gati për të pritur kampionët e botës në “Air Albania Stadium”, i cili në ndeshjen mes dy skuadrave të femrave të futbollit kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh.
Të pyetur nga Gazeta TemA për përshtypjet e tyre për këtë impiant të ri ata e vlersuan shumë këtë impiant të ri të ndërtuar në zemër të kryeqytetit.
“Është i mrekullueshëm, kam ardhur bashkë me fëmijët për të parë këtë stadium dhe jemi duke u kënaqur shumë”
“Stadium shumë i bukur, shpresoj që të mirëmbahet në mënyrën e duhur”
“Kam qenë në disa stadiume në Europë dhe e them pa frikë që edhe ky i joni është vërtet një impiant europian”
“Më në fund nuk do kemi më frikë nga shiu, do i shohim njerzit si njerëz”, u shprehën disa prej tifozëve të pranishëm që ishin në mbrëmjen e sotme në stadium.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe do të quhet “Air Albania Stadium”.

