HomeAktualitetKronike

Inceneratorët/ Gjykata e Lartë jep vendimin për ish-ministrin Lefter Koka

Inceneratorët/ Gjykata e Lartë jep vendimin për ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.