HomeAktualitetKronike

Inskenimi “Babale”: Ja kur do të mbahet seanca e radhës për të akuzuarit kryesorë pas manovrës së fundit

Inskenimi “Babale”: Ja kur do të mbahet seanca e radhës për të akuzuarit kryesorë pas manovrës së fundit

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj të akuzuarve për çështjen “Babale” ku kryesori është deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të personave të pandehur në këtë proces për shtyrjen e seancës.

Seanca e radhës do të mbahet nnë 28 shtator të këtij viti.

“Ne vijim te komunikimit, seanca per ceshtjen penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji etj, u shty me date 28.09.2022 ora 14:00”, njoftohet për median.

Ndërkohë, të gjitha këto manovra përdoren nga deputeti për të fituar më shumë kohë duke shtyrë sa më shumë procesin gjyqësor.

Salianji dhe grupi i tij, inskenuan çështjen “Babale” duke trazuar situatën politike në vend ku pas hetimeve të prokurorisë u zbërthye e gjithë skema e përdorur për të goditur ish ministrin e Brendshëm të asaj kohe.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like