HomeAktualitetDebat

Integrimi/ Kryeministri Rama: Këto ditë marrim raportin e BE-së për PP-ët! Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

Integrimi/ Kryeministri Rama: Këto ditë marrim raportin e BE-së për PP-ët! Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

Kryeministri Edi Rama është shprehur se gjatë këtyre ditëve, Shqipëria do të marrë një raport për prokurimet publike, të realizuar nga instrumenta profesioniste të BE-së.

Shefi i Qeverisë deklaroi po ashtu se raporti në fjalë analizon panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku sipas Ramës, Shqipëria renditet e para, përsa i përket përmirësimeve të bëra gjatë kësaj kohe.

Sipas Ramës, raporti do të faktojë para publikut shqiptar sesa të pavërteta janë akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë shqiptare me korrupsionin.

“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertë të saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së, me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”, tha mes të tjerash Rama.