HomeSport

Interi vetëm një barazim në Spanjë, fiton në fushë Kristjan Asllanin! Rekord nga shqiptari në Champions League

Interi vetëm një barazim  në Spanjë, fiton në fushë Kristjan Asllanin! Rekord nga shqiptari në Champions League

Interi vetëm barazim kundër Real Sociedad në “San Sebastian”. Baskët përfituan nga një gabim i Basonit, duke shënuar me Mendez pas vetëm katër minutave lojë në ndeshjen e grupit D në Champions League.

Për Interin nga minuta e parë e nisi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra.

Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një “motorr” në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.