HomeAktualitetDebat

Rama dhe Vuçiç intervistë për FAZ secili në hesap të tij, ministrja e Kurtit, Gërdalla sulmon ashpër Edi Ramën: Nuk ia falim…

Rama dhe Vuçiç intervistë për FAZ secili në hesap të tij, ministrja e Kurtit, Gërdalla sulmon ashpër Edi Ramën: Nuk ia falim…

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një intervistë të dhënë nga Edi Rama dhe Aleksandë Vuçiç e publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ajo tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur këtë artikull kryeministrit Rama.

Ndërsa shton se nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë.

Kjo deklaratë e Gërvallës vjen pas një editoriali të përbashkët të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq të publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundit i publikuar së bashku me Vuçiçin në gazetën prestigjioze gjermane.

Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”, tha ajo.

“Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt.

Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë” – tha ajo në RTK duke deliruar sikur Shqipëria duhet ta marrë Kosovën me vehte nga do që shkon madje edhe ta pyesi këtë iodiot për veprimet e shtetit shqiptarë që të mos na mërzitet Gërdalla ish ministrja e jashtëme më qesharak e qeverisë Kurti.

S