TOP MENU
  • RRETH NESH
  • KONTAKT
MENU MENU

Tellalli

SEARCH
  • KREU
  • AKTUALITET
    • KRYESORE
    • DEBAT
    • INTERVISTA
    • KRONIKE
    • BOTA
    • DIASPORA
    • SOCIALE
    • ART
    • SPORT
  • DOSJA X
    • BLOG
    • ANTAGONIZEM
  • OPINION
  • TELLALLI
    • QYTETARI DIXHITAL
  • SHQIPERIA IME
    • CIVILIZIM
    • BIZNES
  • BIOSFERE
  • LIFESTYLE
  • METRO
  • ARGETIM
    • KURIOZITETE
    • SHENDETI
Çfarë tregoi vizita pa ftesë e Berishës në Strasburg dhe nxirja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës?!

Çfarë tregoi vizita pa ftesë e Berishës në Strasburg dhe nxirja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës?!

Instituti i Vjenës për anëtarësimin e pjesshëm të Shqipërisë në BE: Jo favorizim, por realizëm i dukshëm

Instituti i Vjenës për anëtarësimin e pjesshëm të Shqipërisë në BE: Jo favorizim, por realizëm i dukshëm

Një “gabim” që u bë trend, historia e “kalit që qan” pushton Kinën

Një “gabim” që u bë trend, historia e “kalit që qan” pushton Kinën

Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin e Ballukut, socialistët: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin e Ballukut, socialistët: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Rama shpërndan postimin zyrtar të “Bordit të Paqes”

Kryeministri Rama shpërndan postimin zyrtar të “Bordit të Paqes”

Deputetja Çaushi ironizon: Kolegët e opozitës kanë ikur të shohin Big Brother! Po ti Tedi pse nuk ke shkuar se ke arsye të fortë, ke ish shefen…

Deputetja Çaushi ironizon: Kolegët e opozitës kanë ikur të shohin Big Brother! Po ti Tedi pse nuk ke shkuar se ke arsye të fortë, ke ish shefen…

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

Çështja Balluku, sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve

Çështja Balluku, sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”! Korreshi si “Beluli” flet përçartë: Në vitin 2000 kam studiuar në Romë, kemi marrë edhe bursë dhe konvikt

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”! Korreshi si “Beluli” flet përçartë: Në vitin 2000 kam studiuar në Romë, kemi marrë edhe bursë dhe konvikt

“Trend i rrezikshëm”! 76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Imamoglu dhe Veliaj: Paraburgimi pa afat, cenim i demokracisë!

“Trend i rrezikshëm”! 76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Imamoglu dhe Veliaj: Paraburgimi pa afat, cenim i demokracisë!

55000
55000
HomeShqiperia Ime

Intrepidtravel: Shqipëria diamanti i paprekur natyral i Europës

06/02/2018

Intrepidtravel: Shqipëria diamanti i paprekur natyral i Europës

E shtrirë mes Greqisë veriore dhe ujërave të kaltra të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një “Mekë” e turistëve, shkruan Intrapidtravel, kompania më e madhe në botë e aventurës për grupet e vogla turistike.

Me një histori mbresëlënëse, bukuri magjepsëse natyrore, kuzhinë mesdhetare të parezistueshme dhe një dozë ekscentrizmi, Shqipëria, siç vendi quhet në gjuhën vendase, është diamanti i paprekur natyral i Europës.

KULTURA

Shqipëria është ndryshe nga çdo vend tjetër në glob. Pas 500 vitesh nën sundimin otoman, në shekullin XX, Shqipëria u shndërrua në një nga vendet më të izoluara të botës, pasi dikatori komunist Enver Hoxha shkëputi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Jugosllavinë.

Historia politike dhe gjeografike e vendit, së bashku me gjuhën e saj të papërsëritshme, u kanë lejuar shqiptarëve të ruajnë disa prej veçantive më të mrekullueshme kulturore.

Gjëja e parë që do të vënë re jo shqipfolësit  është se shqiptarët tundin kokën poshtë e lart kur duan të thonë “jo” dhe majtas-djathtas kur duan të thonë “po”, që shumëkujt i duken përpjekje gazmore për të kapërcyer pengesat gjuhësore.

Furgonët, i vetmi mjet transporti, nuk kanë orar; ato kanë tendencën të nisen kur mbushen me pasagjerë. Vonesat harrohen lehtë nga mikpritja, pasi në kulturën shqiptare miku duhet nderuar: vendasit do të bëjnë gjithçka sipas mënyrës së tyre për ta mirëpritur një vizitor në vendin e tyre.

Në disa disa qyteza, jeta ndalon plotësisht që herët në mbrëmje, pasi të gjithë dalin për “xhiro”. Një ecje tradicionale, ku grupe njerëzish të veshur mirë shëtisin në fund të ditës për t’u kënaqur nën shoqërinë e miqve dhe folur për ato që kanë kaluar gjatë ditës. Nëse i bashkohesh xhiros, mos harro t’u hedhësh një sy dordolecëve të ngjitur nëpër shtëpi, sipas një besëtytnie të lashtë për të mbajtur larg syrin e keq ziliqar. 

USHQIMI

Me gjithë këto ecejake lart e poshtë dhe me tundjet e çuditshme të kokës, padyshim që do t’ju marrë uria, por, fatmirësisht ju jeni në vendin e duhur të globit për një banket. Gjëja më e mirë për të përshkruar kuzhinën shqiptare është patjetër shkrirja me gjeografinë e saj: tavë kosi, mish qengji, vezë dhe kos, byrekë të këndshëm të stilit ballkanik dhe fërgesë, një pjatë me perime, copa djathi dhe erëza nga epoka otomane. Ka një theks të rëndë italian, kështu që një picë e shkëlqyer nuk është kurrë e vështirë të gjendet, së bashku me karkalecat dhe ushqimet e detit përgjatë gjithë bregut shqiptar.

Zakonisht, vetëm disa sekonda pasi keni ngulur pirunin për herë të parë në pjatë, ju do të përballeni me rakinë, një pije e fortë për të cilën thuhet se ndihmon tretjen. Për diçka tjetër më të butë, zona të ndryshme të vendit prodhojnë një koleksion verërash lokale që të mbeten në kujtesë, ashtu si edhe birrat lokale si Korça dhe Tirana.

QYTETET

TIRANA

Një birrë shumë e mirë ka marrë emrin e Tiranës, një qytet plot ngjyra, hapësira të gjelbra dhe një personalitet të fuqishëm. Fillo të zbulosh bunkerët e saj – Hoxha ishte paranojak për luftën dhe mendohet se janë 750 mijë në të gjithë vendin – duke filluar nga Bunk’Art, një strehim bërthamor gjigant jashtë qytetit, që është tranformuar në një muze bashkëkohor arti. Bunkerë të tjerë më të vegjël janë transformuar në klube nate, muze, kafene, madje edhe shtëpi!

Piramida e mbushur me grafiti në qendër të qytetit është dizenjuar nga vajza e Hoxhës si një muze kushtuar atij. U ndërtua në vitin 1988, por autoritetet lokale kanë vendosur ta lënë ashtu të prishur për të kujtuar Hoxhën, ashtu siç i ka hije. Të rinjtë e Tiranës po e përdorin si një rrëshqitëse gjigante. Pasi dielli perëndon, merrni ndonjë copë karton, vëreni poshtë vetes dhe rrëshkisni duke u argëtuar pa mbarim.

KRUJA

Në veri të Tiranës është Kruja, vendlindja e heroit kombëtar, Skënderbeut. Qyteti mesjetar pranë malit të Krujës ka qenë dikur kryeqytet, por sot është një qytet i vogël, pjesë e historisë së Shqipërisë. Merrni një dozë historie në muzeun etnografik, eksploroni kështjellën, hyni në xhaminë qindravjeçare, shikoni artizanët lokalë përgjatë rrugëve dhe ”gjuani” sende shtëpiake dhe antike në pazarin otoman të qytetit – një ditë perfekte udhëtimi larg kryeqytetit.

BERATI

Berati, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s , i ashtuquajtur “Qyteti i një mbi një dritareve”, është i njohur për shtëpitë e tij karakteristike të bardha otomane dhe rrugët e pjerrëta me kalldrëm që të kthejnë pas në shekullin XIII. Lumi i Osumit, është bërë pjesë e aventurave të ndryshme të rafting përmes kanioneve të tij apo e shëtitjeve të mrekullueshme gjatë pasditeve, për ata që nuk guxojnë të provojnë të tilla sporte.
SHKODRA
Qyteti i Shkodrës mendohet të jetë një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe thuhet se është qëndra kulturore e vendit. Ju mund të shihni statujën e Nënë Terezës, të shëtisni nëpër rrugët e ngushta dhe vizitoni urën më të vjetër otomane mbi lumin e Kirit. Gjithashtu, Shkodra është vendi kyç për të zhvilluar ecjet më mbresëlënëse në një qyetet me një bukuri të pacënuar natyrore.
NATYRA
Shqipëria krenohet me 30% të florës së Evropës, shumica e saj gjendet në 15 parqet kombëtare të vendit.
Në veri të Shkodrës shtrihen “Bjeshkët e Namuna”, majat e të cilave, të mbuluara me dëborë shfrytëzohen për shëtitje ose thjesht për vizitorët që adhurojnë pamjet malore. Në mënyrë të ngjashme, Liqeni i Ohrit përshkon Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe është një ekosistem i ujërave të ëmbla që mendohet të jetë formuar nga liqenet më të vjetra në botë. Gjithashtu,  i popullarizuar me pushuesit vendas, ky liqen ofron sporte të ujit dhe të notit me çmime të përballueshme.
Bregdeti jugor është një nga zonat më të mrekullueshme të sportit të zhytjes në Evropë, ku mund të eksploroni anijet e mbytura të kohës romake dhe shpellat e paprekura. Ju mund të përfitoni shumë, pasi sporti i zhytjes ishte i ndaluar nën regjimin e Enver Hoxhës si një mënyrë për të shmangur arratisjen e individëve, prandaj kjo aventurë është një gjë e re për shqiptarët. Dhe nëse vendosni të ecni nëpër rrugët e përgjumura të liqenit të Ohrit ose në rrugët plot jetë të Tiranës, hidhini një sy edhe deleve, dhive dhe kafshëve të tjera. Nuk është e zakonshme të shkëmbehesh në një rrugë të pluhurosur me një bari tradicional dhe kopenë e tij!
Shqiperia Ime 359

Newer Post
“Le Figaro”: Shqipëria me vreshtat më të vjetra në Europë, kartolina që duhet zbuluar menjëherë
Older Post
Rama flet për median greke: Po bëjmë një marrëveshje të madhe, dhe ua thotë troç për Çamërinë

Te Fundit

Përgjimet e SKY ECC, ITALIA DHE SPANJA VENDOSIN SI PJESA TJETËR E EUROPËS: “Nuk janë të përdorshme, nuk mund të provohen”, Shqipëria vazhdon me afërmendsh vendime sipas SPAK (DOKUMENTET)
Dosja X

Përgjimet e SKY ECC, ITALIA DHE SPANJA VENDOSIN SI PJESA TJETËR E EUROPËS: “Nuk janë të përdorshme, nuk mund të provohen”, Shqipëria vazhdon me afërmendsh vendime sipas SPAK (DOKUMENTET)

Tellalli 28/01/2026
Kur organet ligjzbatuese Franceze “çmontuan” servarat e “SKY ECC”, nisi një valë arrestimesh anë e kënd botës. Prokuroria franceze duke “ndarë” gju [...]
Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen
Dosja X

Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen

Tellalli 27/01/2026
Gazetari Artan Hoxha ka folur për Euronews Albania, në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun, rreth çështjes hetimore të 21 Janarit dhe dëshmisë së [...]
Dosja AKSHI/ Kush është Kreshnik Tërnova, anëtari i KPP i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin
Dosja X

Dosja AKSHI/ Kush është Kreshnik Tërnova, anëtari i KPP i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin

Tellalli 27/01/2026
Dosja e SPAK për aferën e AKSHI-t ka zbuluar një hallkë kyçe të dyshuar brenda shtetit: bashkëpunimin e mundshëm të një funksionari të Komisionit të P [...]
Faktet / Nga noter me pesa në prokuror, karriera e paligjshme e Ols Dados si dhuratë nga mikesha e tij Ina Rama! Ja pse nuk u plotësonte kriteret për t’u emëruar prokuror
Dosja X

Faktet / Nga noter me pesa në prokuror, karriera e paligjshme e Ols Dados si dhuratë nga mikesha e tij Ina Rama! Ja pse nuk u plotësonte kriteret për t’u emëruar prokuror

Tellalli 27/01/2026
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit Ols Dado prokuror, p [...]
Gjyqtari i akuzuar nga Rama do gjykojë padinë e Veliajt për shkarkimin Osl Dado që nga noter me pesa u emërua prokuror nga Ina Rama dhe Bamir Topi
Dosja X

Gjyqtari i akuzuar nga Rama do gjykojë padinë e Veliajt për shkarkimin Osl Dado që nga noter me pesa u emërua prokuror nga Ina Rama dhe Bamir Topi

Tellalli 27/01/2026
Gjykata Administrative e Tiranës ka shortuar padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër Presidencës dhe prokurorit Ols Dado, i cili nga noter dhe i d [...]
Padia e Erion Veliaj ndaj Presidentit dhe Dados: Caktohet gjyqtari në Administrative
Dosja X

Padia e Erion Veliaj ndaj Presidentit dhe Dados: Caktohet gjyqtari në Administrative

Tellalli 27/01/2026
Gjykata Administrative e Tiranës ka shortuar padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër Presidencës dhe prokurorit Ols Dado. Shorti ka përzgjedhur gj [...]

MEDIAT SHQIPTARE

Ekskluzive.al

Lexo.al

Balkanweb

Gazeta Tema

Panorama

Shqip

Shqiptarja

Shekulli

Balkaninsight

GazetaExpress

Telegrafi

MEDIAT NDERKOMBETARE

The New York Times

The Wall Street Journal

Le Monde

Le Figaro

Huffington Post

CNN

The Guardian

BBC

Daily Mail

La Gazzetta dello Sport

Corriere Della Sera

La Repubblica

Hurriyetdailynews

ProtoThema

Kurir

INSTITUCIONET SHQIPTARE

Presidenca

Kryeministria

Kuvendi

Tranpsarenca

AKKP

ZVRPP

QKR

SHKP

AKP

© Copyright 2016 Tellalli, All rights reserved.