HomeAktualitet

“Investova 800 euro, dhe fitova 10 mijë”! Flamur Nokës i vjedhin adresën në FB?

“Investova 800 euro, dhe fitova 10 mijë”! Flamur Nokës i vjedhin adresën në FB?

Flamur Noka, si numri dy i PD-së, është zotuar se në zgjedhjet e këtij viti, do mbrojë çdo votë të demokratëve.

Por me sa duket ai nuk është në gjëndje të mbrojë as adresën e tij në Facebook.

Së fundmi duket se atij ia kanë vjedhur atë, duke parë postimin që ka bërë.

Në llogarinë e Nokës është postuar një mesazh që i fton qytetarët të investojnë në “Forex”, një platformë e njohur për mashtrimet me pasojë vjedhjen e sasive të mëdha të parave nga miliona viktima në mbarë botën.

Hakerat kanë mbyllur edhe mundësinë e komentimit në postimin e bërë në faqen e Nokës, mesa duket për të penguar dekonspirimin.