HomeAktualitetDebat

Inxhinieri Meçe ironizon kundërshtarët e masave të frenimt të Covid-19 nga Rama! Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i Nxehet Malo: Je Spiropali mashkull!

Inxhinieri Meçe ironizon kundërshtarët e masave të frenimt të Covid-19 nga Rama! Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i Nxehet Malo: Je Spiropali mashkull!

Mbrëmjen e djeshme inxhinier Arben Meçe komentoi masat që mori kryeministri Rama për parandalimin e koronavirusit.

“Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.”, u shpreh inxhinieri Arben Meçe duke iu referuar kryeministrit Rama.

Mirëpo, kjo deklaratë e Meçes ka shkaktuar reagime në studio. Një prej tyre ka qenë ai i lehsit të emisioneve të Zhejt, Bejdo Malo.

Meçe: Po që kanë filluar ta kopjojnë Ramën. Në Maqedoni sapo vendosën gjendjen e jashtëzakonshme se kuptuan se politika e Ramës funksionon. Edhe Kosova të njëjtën gjë po bën, shkoi pas Edi Ramës. Edhe Serbia po bën të njëjtën gjë. Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.

Malo: Je Elisa Spiropali mashkull!

Meçe: Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i. E ndiej veten krenar.