HomeLifestyle

Ironi fati, apo bota është portokall?! Aktorja që tha se ishte përdhunuar paguan një djalë të mitur që të mos tregoi se abuzoi … (Foto+Video)

Ironi fati, apo bota është portokall?! Aktorja që tha se ishte përdhunuar paguan një djalë të mitur që të mos tregoi se abuzoi … (Foto+Video)

Bota është portokall, thonë, dhe Asia Argento këtë po e provon në kurriz.

Aktorja e njohur italiane ishte një prej zërave më të fuqishëm kundër producentit të famshëm amerikan, Harvey Weinstein, të akuzuar nga një numër i madh femrash për abuzime të rënda seksuale.

McGowan dhe Argento ishin protagoniste në lëvizjen #MeToo pasi ato akuzuan Harvey Weinstein për abuzim seksual

Asia frymëzoi lëvizjen “#Metoo” me faktin që bëri përpara e i tregoi botës sesi njeriu i fuqishëm i “Hollywood”-it e kishte përdhunuar, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në fundosjen e tij.

Por, tani është vetë 42-vjeçarja, ajo që gjendet nën akuzë për të njëjtat veprime të turpshme.

Jimmy Bennet, sot 22 vjeç, thotë se Argento e ka sulmuar seksualisht kur ai ishte 17 vjeç. Ai pati interpretuar dikur në krah të saj, në filmin “The Heart Is Deceitful Above All Things”.

Incidenti, ndërkohë, ndodhi majin e vitit 2013 në Kaliforni, në një dhomë të hotelit “Ritz-Carlton”.

Asia Argento postoi një foto me 17-vjeçarin Bennet më 9 maj 2013, në hotelin ku ajo akuzohet se e përdhunoi djalin e mitur

Asia vetë ishte 37 vjeç atëherë. “New York Times” arriti të shtijë në duar dokumentet e gjyqit, që tregojnë sesi ajo i ka paguar Bennetit 380 mijë dollarë për ta mbyllur këtë çështje në heshtje.

Jimmy Bennet, sot 22 vjeç, thotë se Argento e ka sulmuar seksualisht kur ai ishte 17 vjeç

I riu, që sot është kthyer në roker, pretendonte në aktpadi se aktorja i ka dhënë alkool kur mbërritën në hotel, e më pas nisi abuzimi.

Bennett, tani 22 vjeç, luajti djalin e Asia Argento në filmin e 2004, “The Heart Is Deceitful Above All Things”. Në foto, çast nga ky film

Në muajin qershor, Weinstein u vetëdeklarua jofajtor ndaj akuzave të Argentos kundër tij, e vazhdon të mohojë çdo lloj intimiteti jokonsensual.

Victim: The New York Times reported on Sunday that Argento paid actor Jimmy Bennett $380,000 after he sought damages for a 2013 assault (pair above on the day of the alleged assault in May 2013)