Gazetari kosovar Berat Buzhala, përmes një ironie në rrjetet sociale vë në diskutim kontrastin mes mbështetjes politike të Albin Kurtit në Tiranë dhe realitetit të jetesës në Prishtinë, duke hapur një debat mbi hipokrizinë politike, rolin e diasporës dhe zhvendosjen e peshës ekonomike të Kosovës.
“Këta përkrahësit e Albinit për Tiranës pse nuk vijnë me jetu në Prishtinë? Qe ku osht Prishtina bre?
Ama dreqnit kanë qef me jetu në Tiranë me “parët e drogës” e me u knaqë me sukseset e Kosovës.
Lëni këto pallavra
Kjo është situata e ngjashme me komunistët evropianë të pas luftës së dytë botërore: Jetonin në Paris, Londër e Romë, duke e lavdru Bashkimin Sovjetik.
Kosova në integrimin evropian është edhe pas Serbisë.
Bizneset kryesore të Kosovës po zhvendosen në Tiranë – Kosova e ka kalu edhe Italinë me investime në Shqipëri. Kjo flet ma shumë se sa çdo kolumnë a dërdëllitjë nëpër studio.
Përndryshe unë tashmë e kam nda jetën temë përgjysmë, gjysmën në Prishtinë e gjysmën në Tiranë.
Kosova po shndërrohet në një territor gjeografik ku sa herë ka zgjedhje vjen diaspora edhe na imponon pushtetin, sipas bindjeve të tyne politike të ngecura në vitet e 90’ta të shekullit të kaluar.” – shkruan Buzhala.

