HomeAktualitetDebat

Ironia/ Thërrasin në protestë popullin “barktharë”, organizatorët e tubimit hanë e pinë sa nuk plasin nëpër restorante

Ironia/ Thërrasin në protestë popullin “barktharë”, organizatorët e tubimit hanë e pinë sa nuk plasin nëpër restorante

Ekipi i Partisë Demokratike me misionin e mbledhjes të sa më shumë qytetarëve në protestën e 16 shkurtit, ka vendosur të shtrojë një drekë të bollshme përpara se të nisë nga puna raskapitëse.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia me zyrtarët e PD që kanë zbritur në bazë për organizimin e protestës, për të cilën thotë se do jetë masive, por kanë përfunduar në restorant duke drekuar.

Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Enno Bozdo që i zgjedhur së fundmi anëtar kryesie, Arben Ristani i cili u zgjodh Kryetar i Komisionit të Apelimit, Ivi Kaso i zgjedhur Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Fatbardh Kadilli i zgjedhur po ashtu anëtar i kryesisë, kanë shkrepur edhe një fotografi së bashku.

Të fryrë e të ngjeshur me ushqim, i bëjnë thirrje popullit të bashkohet për të protestuar me ta, për pushtetine tyre, ironizojnë në rrjetet sociale.